MENU
klinika

Historia e Jorit

S’kishte shpresë, sot e ‘shëndetshme si molla’!

12.07.2019 - 20:00

Jori, është një 19-vjeçare me Sinovial Sarcoma, një formë e kancerit. Ajo shtë nëna e një vajze 2-vjeçare, Isabela.

Në shtator të 2013, Jori zbuloi një gungë të dyshimtë që ishte zhvilluar prapa gjurit. Mjeku i familjes e referoi atë në spital për analiza të detajuara.

Pas shumë analizave , mjekët i thanë Jorit dhe nënës së saj se ajo kishte kancer metastatik në fazën 4 që ishte përhapur dhe kishte tumore në të gjithë trupin e saj. Mjekët thanë se nuk kishte shpresë – se nëna e Jorit duhet ta merrte atë në shtëpi dhe ta mbante në kushte të rehatshme.

“Jori është një luftëtare”, thotë nëna e saj.

“Ajo zgjodhi që të bënte kimioterapie të të gjithë tumoreve, por pasi mbaroi regjimin e kimios, ende kishin mbetur të paktën 30 tumore.

Ne nuk do të hiqnim dorë, kështu që unë shkova në internet dhe lexova për një trajtim klinik që përdor imunoterapinë për të sulmuar kancerin.”

femije i semure
femije i semure

“Imunoterapia përfshin trajtime që punojnë në mënyra të ndryshme. Disa nxisin sistemin imunitar të trupit në një mënyrë shumë të përgjithshme, ndërsa të tjerët ndihmojnë në trajnimin e sistemit imunitar për të sulmuar qelizat e kancerit në mënyrë specifike.

Pas disa vizitave nëna e Jori thotë se kanceri i saj është përgjigjur shumë mirë. “Një vit më parë nuk kishte shpresë, dhe tani ajo është praktikisht më mirë.”

“Ky trajtim e ka ndihmuar shumë familjen tonë, veçanërisht duke më dhënë mundësinë të rri me vajzën time Isabela”, thotë Jori.

“Ne kemi marrë aq shumë mbështetje nga pacientët e të tjerë këtu që po kalojnë sfida të ngjashme”.

Nëna e saj shton se në shtëpi, “Jori gjithmonë mban kapele për të mbuluar kokën pa flokë , por në spital ku niveli i paragjykimeve të dallimeve fizike është zero, ajo nuk e ka problem të tregojë fytyrën dhe flokët e saj që po fillojnë të rriten sërisht”.