MENU
klinika

Një përgjigje për kundërshtarët

“Njeriu i veprimit që s’mendon është i rrezikshëm”, Rama citon Nixon

15.07.2019 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për kundërshtarët e tij.

Me një citim nga Presidenti i 37-të amerikan Richard Nixon, Rama duket se ka ‘përkufizuar’ edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta në optikën e tij.

“Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm. Richard Nixon”, shkruan Rama në “Facebook”.

Kujtojmë se Presidenti Meta i ktheu maxhorancës sot ligjin për rezervat materiale të shtetit, ku me sa duket blerja e arit kalon në duart e kryeministrit.