MENU
klinika

Presidenti i UFC flet hapur

“Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai…”

01.07.2019 - 18:45

Në prag të eventit UFC-239, që zhvillohet këtë fundjavë në Las Veas, ka folur për mediat president i UFC-së, Dana White. 

Ai ka kujtuar kohtë e vjetra, duke folur me admirim për një nga ikonat e këtij sporti, Conor McGregor.

“Kur ti sheh një djalosh të suksesshëm në kafaz si ai emocionohesh. Conor është argëtues, di se si t’i bëjë njerëzit për vete, aktron, provokon, qesh. Është një sportist i kompletuar, i një niveli tjetër.

Ka vetëm një Conor McGregor dhe nuk do të ketë një të dytë si ai. Njerëzit gjithnjë më thonë nëse a ka një të dytë që mund ta zëvendësojë irlandezin, por unë ju them se nuk do të vijë një tjetër McGregor në kafaz”, tha president i UFC-së.

Gjithsesi, numri 1 i arteve marciale mikse shton: “Nesër do të vijë dikush tjetër që do të ketë stilin e tij të dueluarit, të bërit sport në një mënyrë tjetër që do të argëtojë fansat. Dhe, në një mënyrë apo një tjetër, ai do të jetë ylli i ri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthehet pretendent për titullin

Ish-kampioni i botës mposht rivalin!

Përballje 'titanësh'

WWE rikthen legjendat në ring!