Emisioni “Treshat” duket se do ketë sukses të padiskutueshëm, kjo duket edhe nga çdo i ftuar që menjëherë kthehet në lajm.
Ermal Mamaqi dhe Ervin Kurti do të jenë të ftuar në puntatën e rradhës të emisionit “3shat”.
Moderatori do të bëjë një rrëfim special për sezonin e ri të emisionit “Xing me Ermalin”, nëse do të ketë sigurisht!
Në promon e emisionit shihet teksa moderatorja Bora Zemani e pyet Ermalin: Kur do e lësh Elvanën?
E ndërsa presim përgjigjen e tij nesër, pamjet na dhurojnë një shpërthim të Ermalit i cili rrëzon nga karrigia njërin nga binjakët, se cilin, sigurisht nuk e kuptojmë dot.
Nuk e dimë çfarë ndodhi, çfarë e acaro Ermalin kaq shumë, por shpresojmë që të paktën të mos jetë lënduar askush!