MENU
klinika

Kane shënon golin e vitit!

Nuk mjafton Ronaldo/ Tottenham përmbys Juven!

21.07.2019 - 19:05

Juventusi i Maurizio Sarrit ka debutuar me humbje në International Champions Cup, pasi u mposht me rezultatin 3-2 nga Tottenhami, në sfidën e zhvilluar në Singapor.

Me Ronaldon e Buffon titullarë, brdhezinjtë vuajtën jo pak në pjesën e parë, teksa anglezët kaluan në avantazh në minutën e 30’, me anë të sulmuesit argjentinas Eric Lamela.

Në fillim të pjesës së dytë Sarri hodhi në fushë Higuain e Rabiot, ndërsa ishte pikërisht argjentinasi që barazoi në minutën e 56 dhe Cristiano Ronaldo kaloi bardhezinjtë në avantazh në minutën e 60’.

konica sportkonica sport mobile

Megjithatë avantazhi i juventinëve zgjati vetëm 5 minuta, pasi braziliani Lucas riktheu baraspeshën, ndërsa në minutat shtesë, ishte kapiteni i anglezëve Harry Kane, ai që shënoi dhe i dha fitoren Tottenhamit.


Në këtë takim debutoi edhe anglezi De Ligt, i cili u aktivizua në minutën e 64-t në vendin e Leonardo Bonuccit.

Takimi i radhës i bardhezinjve do të jetë të mërkurën në mbrëmje, përballë Interit në Nanjing.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN