Ata janë një nga çiftet më të lakmuara të showbizit shqiptar.
Nora Istrefi & Robert Berisha në pamje të parë duken sikur s’kanë asnjë defekt, por i ftuar në “E Diell”, Roberti i tha ca “ankesa” për Norën. Ai pohoi se mbante mend shumë momente të bukura si në fejesë ashtu dhe në martesë, por ajo që nuk i ka pëlqyer prej Norës është vonesa e saj.
“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj”, tha me humor ai.
Roberti kujtoi gjithashtu fillimet e njohjes me Norën që zgjatën pak a shumë 6 muaj pasi Nora duke qenë tip i qetë nuk i jepte shumë siguri Robertit.
Sa për trupin më të bukur meqë të dy merren me palestër, Berisha tha se padiskutim Nora mban vendin e parë.
Veç bisedës për Norën, Roberti u pyet edhe për karrierënn e tij i cili po eksperimenton në fushën e këngës duke sjellë për publikun shumë klipe, duke krijuar fansa dhe mbajtur koncerte brenda e jashtë vendit.
A di të këndojë Robert Berisha?
“E kam dëgjuar këtë koment” tha Roberti, “mirëpo e dimë që nuk lënë asnjë këngëtar pa i shkruar ndonjë koment të keq. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri kjo gjë, edhe Rihannës ia gjejnë një defekt, madje edhe Beyonces.
Unë nuk mendoj që stonoj” sqaroi njëherë e mirë Robert Berisha komentet dyshuese për zërin e tij.