MENU

Detaje

Nxorën informacionin sekret, pezullohen 2 oficerë të Krimeve të Rënda

11.07.2019 - 11:47

Dalja e informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjet në aksin Elbasan-Papër ka çuar në pranga një specialisht krimesh dhe një inspektor të Krimeve të Rënda.

Pezullimi i dy zyrtarëve është bërë pasi dyshohet se nxorën informacionin sekret.

Nga detyra janë pezulluar zyrtarët E.Gjyli, specialist krimesh dhe inspektori E.Hoxha.

Pezullimi i tyre është bërë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.