Sukses pas suksesi dhe bashkëpunim pas bashkëpunimi, Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku nuk po i ndahen muzikës, por edhe njëri-tjetrit…
Kënga e tyre më e fundit ishte “Si te flas?” dhe sigurisht që u pëlqye shumë nga fansat dhe kapi edhe majat e klikimeve në You Tube. Por, përpos këngëve të realizuara nga ato të dy dhe thashethemeve të shumta për jetën e tyre personale, ata vijnë sërish me lajme shumë të bukura për sa i përket muzikës.
Së fundmi ka qenë Olsi, ai i cili ka postuar një video në instagram, ku duken ai dhe Lorenci në studio duke dëgjuar e kërcyer këngën e tyre më të fundit që pritet të dalë së shpejti në treg.
Ai ka shkruar duke pyetur fansat: “A jeni gati?” dhe më pas e njëjta video është ripostuar nga Lorenci.
Po ashtu në InstaStory shumë miq e fansa kanë postuar videon duke u shprehur se mezi po e presin, ndaj dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim hitin e rradhës të tyre.