MENU
klinika

Paska dhe prova e fakte...

Olti thumbon Luanën për këngën: E kopjuar!

15.07.2019 - 11:52

Bashkëpunimi më i ri i Luana Vjollcës me Faydee solli një vëmendje të jashtëzakonshme nga publiku, deri në momentin që, më në fund u publikua.

Sic edhe pritej, bashkëpunimi i titulluar “Yalla Habibi” theu rekorde klikimesh sapo u publikua në Youtube. Kënga ka vetëm 2 ditë që është lançuar, megjithatë ajo ka marrë deri tani plot 1.7 milionë klikime.

Ditën e djeshme Luana festoi deri në orët e para të mëngjesit për suksesin e këngës së re, krah Marinës dhe Getoarit.

Teksa Luana shijon suksesin, gazetari Olti Curri ka gjetur një këngë të ngjashme me të Luanës, të cilën e ka publikuar në Instastory.

“Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana, ja kopjuan. Turp të keni.”- shkruan Olti krahas videos së këngës “Yalla habibi” të Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix.

Në një tjetër postim, gazetari ka publikuar datat e lançimit të dy këngëve që kanë të njëjtin titull dhe ka zbuluar se kënga e huaj është publikuar që në qershor të vitit të kaluar.

Tani ju na e thoni, sipas jush, ngjasojnë dy këngët me njëra-tjetrën?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN