MENU
klinika

Mungesë e gjatë për 'snajperin'

Operohet pas rinovimit/ Ylli i NBA rikthehet vitin tjetër!

04.07.2019 - 17:53

Vetëm pak ditë pasi ka rinovuar kontratën me Golden State basketbollisti Klay Thompson i është nënshtruar sot ndërhyrjen kirurgjikale.

Ylli i NBA-së u dëmtua gjatë finales së gjashtë play off.

Thompson, që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm me Warriors, do të mungojë të paktën deri në dhjetor të këtij viti.

Mjekët mendojnë se 5 deri 6 muaj pushim absolut janë të nevojshëm.

Ndaj, me shumë gjasa, Klay Thompson do të rikthehet në parket në janar të 2020-ës.

“Snajperi” i Golden State firmosi pak ditë më parë rinovimin me këtë ekip, ku do të përfitojë 190 milionë dollarë.

Jemi optimistë për rikthimin e tij. Nuk do të sforcojmë asgjë, do t’i lëmë Klay të gjithë kohën e nevojshme për t’u rikthyer i fortë si më parë, në 100% të formës”, tha Greg Lawrence, menaxheri i lojtarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surpriza në merkato

Brooklyn rrëmben yjet e NBA!