MENU
klinika

Axhenda e kryedemokratit

Opozita s’ka pushime, Basha nis turin e takimeve

15.07.2019 - 08:22

Krydemokrati Basha mësohet se ditën e sotme nis turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e Partisë Demokratike në rrethe e qarqe.

Sot Basha do të takojë banorët dhe strukturat në Koplik.

Takimi nis sot në orën 18:00.

Kreu i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës‘, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Gjithashtu raportohet se kreu i demokratëve do të mbajë takime edhe në Shkodër në orën 19:00, ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD dhe qytetarët në Vaun e Dejës.

Kujtojmë se Basha ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar që do të zgjasë gjatë gjithë verës.