MENU
klinika

“Butrinti Summer Festival”

“Otello” – teatri bullgar ngjitet në Butrint

12.07.2019 - 14:15

     Butrinti bëhet skena e tragjedisë shekspiriane. “Otello” e Shekspirit u ngjit në skenë, në teatrin të lashtë, si një ndër interpretimet kulmore të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti Summer Festival”.

 

 

 

Në skenë u ngjit trupa e teatrit të Ushtrisë së Bullgarisë, duke sjellë një risi në konceptin e komunikimit me publikun. Georgi Kerkellanov, në rolin e Jagos, tha se tragjedia ishte shkruar për t’u interpretuar në një skenë si ajo e Butrintit antik.

”Kjo skenë është shumë e ngrohtë. Vështirësia më e madhe, ishte zhvendosja e shfaqjes nga një skenë e mbyllur në një mjedis të hapur, si ky, por akustika e saj ka avantazhe dhe sfida e përshtatjes, siç e pate, u kapërcye”, – u shpreh Kerkellanov.

 

 

 

 

Profesor Përparim Kabo, një prej dashamirësve të përvitshëm të këtij teatri e çmoi interpretimin si nga më të mirët ndër vite, por tërhoqi vëmendjen për mungesën në teatër, të artistëve e studentëve të artit.

 

 

 

Edicioni i 17- të i “Butrinti Summer Festival” mbyllet në mbrëmje, me interpretimin e teatrit të Selanikut që do të vendosë në skenën antike, shfaqjen “Toka u ngjye me të kuqe”.