MENU
klinika

Arsyeja, menaxhimi i fluksit

Pagesa e taksave, Posta Shqiptare e hapur edhe në fundjavë

19.07.2019 - 14:50

Për shkak të menaxhimit të fluksit të krijuar, Posta shqiptare ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të mirëpresë të gjithë tatimpaguesit për të shlyer detyrimet tatimore.

Sipas njoftimit Posta Shqiptare i bën thirrje bizneseve dhe individëve të regjistruar si tatim pagues, që të paguajnë detyrimet e tatimeve pranë zyrave postare gjatë intervalit kohor 07:30-15:00.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ky shtim orari është bërë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve.

Në këtë mënyrë u ofrohet më shumë kohë në dispozicion për shlyerjen e detyrimeve tatimore.