MENU
klinika

(Video)

Pamjet e ditëlindjes, në 50-vjetorin e çmendur të JLo

25.07.2019 - 14:21

Ditën e djeshme ylli i muzikës botërore Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj.

Këngëtarja festoi 50-vjetorin e lindjes dhe në festën e organizuar duket se edhe pas plot 50 viteve, ajo është në super formë.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa pamje nga festa e çmendur dhe duket se ajo e ka shijuar në maksimën mbrëmjen fantastike.

Në sy bie energjia e pashterur e këngëtares, e cila edhe këtë herë tregoi se ndryshimi i prefiksit të moshës nuk e tremb aspak.

Ajo vazhdon të jetë një femër mjaft tërheqëse dhe trupi i saj ëndërrohet nga çdo femër.