Shtëpi botuese nga i gjithë rajoni, mbledhur në Ulqin, marrin pjesë në Panairin e Librit. Në panairin që do të vijojë deri më 31 korrik, do të ndahen dy çmime të rëndësishme: “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë.
Në Ulqin, Mali i Zi, është ccelur edicioni i 19-të i panairit të librit, me pjesëmarrjen e një numri të madh të vizitorësh, pa munguar as personalitetet e ndryshme të rajonit.
Në ceremonin e solemne të hapjes së panairit ishin të pranishëm Ministri i Turizmit Blendi Klosi, Ministrat e Kulturës i Malit të Zi Aleksander Bogdanoviq dhe i Maqedonisë së Veriut, Skënder Ismajli. Ministri Klosi, u shpreh se kjo është një mundësi e mirë dhe ku flitet “qytetarçe”, ndaj kështu, mund të ofrojmë një ofertë turistike kulturore të përbashkët.
Ministri i Kulturës për Malin e Zi, u shpreh se me përmes librit, kulturat e ndryshme mund të komunikojnë me njëra-tjetrën.
“Dekadat e fundit, nëpër të cilat popujt e këtyre hapësirave kanë kaluar nëpër ndryshime radikale sociale dhe politike, libri paraqitet si një domosdoshmëri për të kuptuar më së miri këto përvoja. Jam i gëzuar, se në këtë panair ka botues dhe shkrimtar të vendeve të rajonit, si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina etj. Kjo është edhe dëshmi e bashkëpunimit falë të cilës shumë shkrimtarë malazezë janë të përkthyer në gjuhën shqipe, sikurse edhe autorë shqiptarë në atë malazeze.”
Ndërsa për organizatoren Irena Toçi, ka një rëndësi ky edicion i 19-të i panairit të librit, pasi sjell botuesit më të mëdhenj të rajonit.
Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga i gjithë rajoni, ndërsa risia e këtij viti do të jetë edhe ndarja e dy çmimeve, “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë. Panairi, ju fton deri në ditën e fundit të muajit korrik.