MENU
klinika

Video

Panik në Durrës, përfshihet nga flakët Bashkia

06.07.2019 - 20:34

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.