MENU
klinika

Reagimi

“Pas pak e nisim ne…”, Meta poston foton dhe ‘thumbon’ Ramën

03.07.2019 - 08:54

Mëngjesin e sotëm presidenti Meta e ka nisur me një sqarim në lidhje me atë që përmendi një ditë më parë në konferencën për shtyp.

Përmes një shënimi në Facebook, Meta shkruan se përgjigjja se çfarë është “Ramareforma” është e thjeshtë.

Postimi i Metës:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.