31.07.2019 - 15:56
Është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Përmetit. Alma Hoxha ka bërë betimin si kryebashkiakja e re.
Të pranishëm ishin edhe deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Artemis Malo.
Ndonëse Përmeti ishte një bashki e drejtuar nga PD-ja katër vitet e fundit dhe ku pritej të kishte një lloj rezistence nga Niko Shupuli, njësoj siç e pamë në Devoll, Kavajë e gjetkë, diçka e tillë nuk ndodhi.
Vetë Shupuli nuk ishte i pranishëm teksa po betohej Alma Hoxha.
Por natyrisht që ai s’mund t’i kalonte detyrën Alma Hoxhës me një shtrëngim duarsh pasi ‘de fakto’ kjo do të thoshte njohje e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe bie ndesh me qëndrimin zyrtar të opozitës.