MENU
klinika

Reagon moderatorja

Përfundoi “Ftesë në 5”, ç’do të ndodhë me Bieta Sulon?

13.07.2019 - 12:40

Teksa sezoni televiziv është drejt fundit, për të marë kështu pushimet, nisin menjëherë aludimet për largimet e moderatorëve nga një program në një tjetër ose nga një televizon në një tjetër.

Dje ishte dhe puntata e fundit e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, të moderuar nga Bieta Sulo, e cila gjatë këtij viti na shoqëroi çdo pasdite në ekran me të ftuarit e saj.

Siç dihet, edhe në Top Chaneel,sezoni i ri televiz që nis në shtator do të sjellë ndryshime në ekran.

Merkato e televizioneve ka ndryshuar oraret, ka shkëmbyer moderatorët dhe do të sjellë programe të reja. Megjithatë, ky nuk është rasti i Bieta Sulos.

E mes aludimeve të shumta për moderatoren Bieta Sulo, ajo me në fund ka reaguar.

Bieta ka treguar se në shtator do ta shohim sërish në ekran me të njëjtin emision, i cili këtë sezon u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

S’mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese Bietës me njërin prej programeve më të ndjekur për shqiptarët!