MENU
klinika

Makina përplas kalimtarin

Përgjaken rrugët, tjetër aksident me vdekje në Golem

16.07.2019 - 09:02

Këtë mëngjes raportohet për një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se në Golem një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare në aksin Plepa-Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Golemit, ndërsa kalimtarja ka ndërruar jetë në ambulancë, teksa po transportohej për në spital.

Bëhet me dije se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në një segment të ndaluar për këmbësorët në momentin që është përplasur.

Sakaq, policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.