MENU
klinika

Ç'të ketë ndodhur?

Plas sherri virtual mes Olti Currit dhe Fjolla Morinës…

31.07.2019 - 14:13

Disa orë më parë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Nace Nace”, në bashkëpunim me Beraton.

Deri tani kënga ka arritur rreth 90 mijë klikime në Youtube.

Gazetari Olti Curri e ka publikuar këtë këngë në Instastoryn e tij dhe ka bërë një koment që nuk i ka pëlqyer aspak Fjolla Morinës.

“Soprano e “La scala” nxorri klipin e ri”-shkruan Olti krahas postimet ku etiketon Fjolla Morinën.

Kjo e fundit e ka ripostuar storyn e tij, duke ia kthyer: “Belerin ti”, shoqëruar me emojin e një gishti mesi.

Mbetet ende të presim për reagime të tjera nga ana e këngëtares dhe gazetarit.