MENU
klinika

Ja një zgjidhje e shpejtë për ju!

Po kërkoni ndihmë? Këmbët tuaja kundërmojnë?

21.07.2019 - 14:09

Era e rëndë e këmbëve mund të shndërrohet në një problem të vërtetë, kur një personit i duhet të zbathë këpucët, apo pavarësisht kujdesit sërish të ndjejë se këmbët e tij kundërmojnë.

Era e keqe e këmbëve shkaktohet kryesisht nga mungesa e ajrimit dhe djersitjes! Në këto kushte bakteret që gjenden në lëkurën tonë, (jo domosdoshmërisht të këqija) prodhojnë acid izovalerik, acidi përgjegjës për erën e keqe.

Sigurisht cilësia e këpucëve, mbajtja e tyre për një kohë të gjatë, mosveshja e çorapeve mund të ndikojnë negativisht, por si çdo problem tjetër dhe për këtë e kemi një zgjidhje.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: 4 mënyra për të shpëtuar njëherë e mirë nga djersitja dhe era e keqe e këmbëve

Këshillat e mëposhtme janë dhënë nga Dr. Miguel Cunha, një podiatrist dhe themelues i Gotham Footcare.

era e kembeve-konica.al

Si fillim duhet të lani këmbët me sapun antibakterial një herë në ditë dhe t’i thani mirë para se të vishni çorape apo këpucë.

Materiali i çorapeve rekomandohet pambuku në mënyrë që të përthithë djersën! Në këtë link do të lexoni gjithashtu arsyen përse as nuk duhet ta çoni ndër mend të vishni këpucë pa çorape.

Aplikoni pudër bebi para se të vishni këpucët. Kjo gjë do i mbajë këmbët tuaja të thata gjatë gjithë ditës.
Këmbët mund t’i lyeni me alkool të bardhë (vodka prsh).

Kjo pije do të dezinfektojë këmbët dhe do të mbajë larg bakteret që mund të shumohen në kushtet kur ju vishni këpucët pa çorape.