MENU
klinika

"Po ndiqnin hajdutin"

Aksidentohen babë e bir në Divjakë, vdes 57-vjeçari

16.07.2019 - 08:57

Një aksidenti i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Divjakë.

Një 57 vjeçar, i identifikuar si Agim Muça mbeti i vdekur, ndërsa u plagos edhe djali i tij, R.Muça.

Mësohet se 57 vjeçari ka qenë duke lëvizur me shumë shpejtësi, pasi ishte në ndjekje të hajdutëve që i kishin vjedhur lopën.

Për pasojë ai ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagos i biri që ndodhej në makinë.

Sakaq, djali i viktimës është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.