MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Pogradeci në terr, bllokohen në shëtitore pushuesit

28.07.2019 - 21:39

Pogradeci para pak minutash ka rënë në black out total. Edhe pse në mes të sezonit turistik, Pogradeci ka mbetur pa rrymë elektrike.

Mësohet se pushuesit dhe turistët kanë mbushur shëtitoren pranë liqenit dhe po ecin me dritat e telefonave në duar për shkak të black out-it.

Ndërkohë po punohet nga ekipet e terrenit të OSHEE-së për të risjellë energjinë elektrike në Pogradec.