MENU
klinika

Blerja e madhe e Barcelonës

Prezantohet De Jong/ Zgjedh numrin e fanellës!

05.07.2019 - 19:18

Frenkie De Jong do të prezantohet sot nga Barcelona, edhe pse blerja e tij u arrit që në muajin janar, me marrëveshje me Ajax.

Mesfushori holandez do të mbajë numrin 21 në fanellë, të njëjtin që ka mbajtur edhe tek Ajax, në sezonet e fundit.

Mësohet se 22-vjeçari ka patur një mosmarrëveshje me sponsorin “Nike”, që i kanë sugjeruar atij të mbajë në fanellë emrin “Frenkie”, për arsye marketingu, por futbollisti nuk e ka miratuar këtë ndryshim.

Në fund u vendos që në fanellë do të ishte mbiemri i holandezit dhe germa e parë e emrit: “F. De Jong”.