MENU
klinika

"Duam të mbrojmë mjedisin"

Princi Harry zbulon sa fëmijë do të kenë ai dhe Meghan

31.07.2019 - 11:16

Në muajin maj të këtij viti, Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë.

Meghan solli në jetë vogëlushin Archie, i cili u kthye në kryefjalën e të gjitha mediave dhe të gjithë ishin kuriozë për të parë portretin e tij.

Herë pas here në daljet publike, Meghan është shfaqur me të voglin në krahë dhe pamjet e tyre kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Së fundmi, Princi Harry ka treguar se pas Archie-t, dëshiron të ketë edhe një fëmijë tjetër.

Sipas tij, ai dhe Meghan kanë rënë dakort për të pasur gjithsej dy fëmijë dhe me humor shton se këtë e bëjnë për të mbrojtur mjedisin.

Megjithatë, është ende shumë herët për te folur! Tani për tani, të dy po shijojnë të voglin e tyre.