MENU
klinika

Europa mbetet ëndërr për 10 vite!

‘Tërmet’ në Korçë/ CAS ‘burgos’ Skënderbeun!

12.07.2019 - 13:17

Pritja e gjatë dhe shpresat për një vendim pozitiv nga CAS kanë marrë fund mesditën e sotme, pasi gjykata më e lartë sportive ka hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut.

Në këtë mënyrë ka ngelur në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 11 milionë eurosh.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, pas akuzave të ngritura për trukim ndeshjesh, në një vendim të dhënë në mars të 2018-ës, ndërsa një muaj më vonë, edhe Apeli i UEFA-s la në fuqi këtë vendim.

Shpresat e korçarëve ishin të mëdha në CAS, por as këtu nuk arritën të gjejnë drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky dënim sigurisht që do të kompromentojë të ardhmen e klubit të Skënderbeut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana lë të hapur luftën

Skënderbeu hakmerret ndaj Kukësit!