MENU
klinika

Deklarata e Klosit

“Projekt për krijimin e kanaleve që lidhin Karavastanë me detin”

26.07.2019 - 14:31

Qeveria japoneze shprehet e gatshme të vijojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për investime në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që ministri Klosi zhvilloi me ministrin japonez të Mjedisit, Minoru Kiuchi, i cili u shpreh optimist për vijimin e bashkëpunimit me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave natyrore të parkut të Divjakës.

Agjencia japoneze për bashkëpunim (JICA) ka zbatuar më herët një projekt për planin e menaxhimit të Parkut Divjakë-Karavasta, ndërkohë që është rënë dakord që projekti i ardhshëm të kontribuojë në:

Hapjen dhe mbajtjen e kanalit të komunikimit midis lagunës dhe detit, që do të zgjidhë problemin e ujë-këmbimit si kusht kryesor për oksigjenimin e lagunës;

Ngritjen e një sistemi monitorimi në zonë që lidhet si me parametrat e ujit dhe ato të biodiversitetit si edhe zgjidhjen e problemit të peshkimit në lagunë, si një nga problemet kryesore të mjedisit që ka shkaktuar ulje të biodiversitetit dhe kërcënim për pelikanin.

Jemi së bashku me sekretarin e shtetit të mjedisit dhe ministrin e Japonisë për të parë nga afër një nga projektet e mbështetjes së ndihmës së japonezëve të projektit JICA për parkun dhe lagunën e Karavastasë dhe po ashtu për të parë fazën e dytë të këtij projekti, i cili do të konsistojë në mbështetjen që projekti JICA do t’i japë konservimit të mëtejshëm të parkut natyror dhe zgjidhjes së një prej problematikave më të mëdha që ka ky park, realizimit të disa kanaleve që e lidhin lagunën me detin”, tha ministri Klosi.

Nga ana e tij, ministri japonez i mjedisit shprehu impresionet shumë positive nga ky takim, i realizuar në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, sipas tij, një zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore.

Jam shumë i kënaqur të konstatoj që përmes ndihmës së agjencisë japoneze me bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) ne kemi zhvilluar një projekt në zonën e Divjakë-Karavastasë dhe kemi ndërtuar një plan menaxhimi të parkut Kombëtar.

Sot kam patur një takim shumë të frytshëm me ministrin Klosi dhe i thashë atij që e mirëpresim Shqipërinë që të vërë në zbatim eksperiencën tonë shumëvjecare në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu I premtova ministrit Klosi që ne do ta mbështesim edhe më tepër zhvillimin e qëndrueshëm në parkun Divjakë-Karavasta pra Ministria jonë e mjedisit në bashkëpunim të ngushtë me JICA”, tha ministri Kiuchi.

Ministri Klosi shtoi se me ministrin japonez të mjedisit diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të ketë ky bashkëpunim në fushën e turizmit, për të nxitur zhvillimet e ndërsjella, me qëllim rritjen e numrit të turistëve japonez në Shqipëri.

Besoj që kemi gjetur dakordësinë për fondet e rëndësishme në konservimin e lagunës së Karavastasë dhe besoj do të jemi të shpejtë në paraqitjen e projekteve të plota që do të bëjnë të mundur që implementimi i këtyre fondeve të realizohet në kohë rekord. Shpresoj shumë që ndihma e qeverisë japoneze të jetë sa më konkrete dhe të konsistojë në këtë mbështetje dhe në një ndihmesë më të madhe për AKZM-në për të forcuar sistemin e mbrojtjes së vlerave dhe pasurive natyrore të zonës, dhe ajo që është më e rëndësishmja për mbjelljen e më shumë pemëve edhe me mbështetjen e qeverisë japoneze”, tha ministri Klosi.

Vullnet të njëjtë shprehu edhe ministri KIUCHI:

Në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës parlamentare të miqësisë midis Shqipërisë dhe Japonisë uroj dhe shpresoj shumë që turistët japonezë ta vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen”.