MENU
klinika

Cila ishte arsyeja?

Prokurori ‘braktis’ KLP-në: Më caktoni datë tjetër!

09.07.2019 - 10:27

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur dje procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me 4 emrat e parë.

Por sot KLP do të intervistonte prokurorin Behar Dibra, i cili nuk është paraqitur për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK.

Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor.

Ai ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Në orën 10.00 pranë KLP-së pritet të paraqitet prokurori Besim Hajdarmarmataj