MENU
klinika

"Beteja nuk njeh kthim"

Protesta e 8 korrikut/ Basha takim me drejtuesit e PD në Kavajë

06.07.2019 - 20:48

Vetëm 2 ditë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar nga opozita për t’u mbajtu më 8 korrik.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Basha ka mbledhur në një takim drejtuesit e Partisë Demokratike në Kavajë.

Kreu i opozitës, ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës.

Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet.

Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë “nga ata që refuzuan Edi Ramën”.