MENU
klinika

Gjatë konferencës së shtypit

Provokim gjatë fotove/ Plas sherri mes dy luftëtarëve të MMA!

24.07.2019 - 12:36

Në konferencën e shtypit të Bellator Dublin, situata doli jashtë kontrollit mes Michael Page dhe Richard Kiely mëngjesin e së martës.

Page po merrej me celularin gjatë momentit të fotografive dhe kundërshtari i tij e ka provokuar duke i dalë përpara.

Kur ai kthehet, Page e shtyn me sa të ketë fuqi dhe aty fillon rrëmuja.

Të dy luftëtarët u ndanë nga rojet e shumtë që ishin aty.