MENU
klinika

Pas Tropojës dhe Malësisë Madhe

PS “pushton” Veriun, fiton edhe Bashkinë Pukë

01.07.2019 - 08:06

Pas Bashkisë Tropojë, ku fitoi Rexhë Byberi me 3538 vota dhe bashkisë në Malësi të Madhe ku fitues doli Tonin Marinaj me 94.04% të votave, PS ka marrë një tjetër bashki në Veri.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Pukës, ku fitues është shpallur kandidati i PS, Gjon Gjonaj me 3730 vota dhe pa asnjë kundërshtar përballë.

Nisur nga këto rezultate, vihet re një shtrirje e pazakontë e Partisë Socialiste në veri.