MENU

Telefonata mes liderave

Putin bisedon me Zelenskyn për konfliktin në Ukrainë

12.07.2019 - 13:06

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ukrainës Volodimir Zelensky patën të enjten bisedën e tyre të parë telefonike në të cilën diskutuan zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore dhe kthimin e të burgosurve, tha Kremlini.

Zelensky, një ish-aktor komik me asnjë përvojë të mëparshme politike, fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në prill dhe ai e ka shpallur zgjidhjen e konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave të Kievit një nga prioritetet e tij.

Kremlini tha se biseda telefonike midis Putinit dhe Zelenskyt ishte nisur nga pala ukrainase.

Dy liderat diskutuan mundësinë e vazhdimit të kontakteve për çështjen në formatin ‘Normandia’, që përfshin pjesëmarrjen e Francës dhe Gjermanisë, tha deklarata e Kremlinit.

Zelensky tha të dielën se planifikon të vazhdojë bisedimet e mbështetura nga Evropa me Rusinë mbi një marrëveshje paqeje të pazbatuar dhe do të përpiqet të lirojë ukrainasit e burgosur në Rusi.

Konflikti shpërtheu në Ukrainën lindore në 2014, pak pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë.

Zelensky këtë javë bëri thirrje që Putini të bashkohet me të dhe udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë në një format të ri diskutimi që synon përfundimin e konfliktit në lindje të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasaportat ruse për ukrainasit

Zelensky refuzon ofertën e Putinit

Kërkesa e presidentit ukrainas

Zelensky gati të takojë Putinin