MENU

Editorial i The Guardian

Qeveria e Johnson, e të pasurve, për të pasurit?

27.07.2019 - 12:39

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2015 në Britani, kur shumica e sondazheve mendonin se Davidi Cameron nuk do të fitonte, Boris Johnson dha ndoshta intervistën më interesante dhe inteligjente të karrierës së tij.

Johnson, ai i tha revistës Spectator se konservatorët do të merrnin fund nëse vazhdonin të shiheshin si mbrojtës të të pasurve dhe, në veçanti, të privilegjuarve. Ai argumentoi se “hendeku i pasurisë është lejuar të bëhet shumë i madh” dhe tani është “i egër”.

Cameron fitoi. Johnsonit iu desh të priste edhe katër vjet para se të merrte shansin për të drejtuar vendin. Megjithatë, ai kishte të drejtë.

Megjithatë, Johnson bëri fushatë për t’u bërë udhëheqës i konservatorëve me një platformë të shkurtimeve të taksave për të pasurit dhe mbrojtje të bankierëve. Ai u financua nga miliarderët.

Tani Johnson është në detyrë. Problemi i tij është se ai së shpejti do të duhet të shkojë në votime. Këtu do të duket se ai ka nevojë t’i bindë njerëzit që të votojnë kundër interesave të tyre ekonomike.

Në referendumin e Brexit të vitit 2016 70% preferonin të largoheshin. Arsyeja e përmendur shpesh për këtë copëzim është se të varfrit dhe të paarsimuarit janë nacionalistë dhe ksenofobikë. Megjithatë, nuk ka gjasa që racizmi i të varfërve të jetë më i natyrshëm se ai i të pasurve.

Ideja se BE është pjesë e një projekti që ka punuar kundër interesave të të varfërve është kultivuar në skajet ekstreme të së majtës dhe të djathtës.

Nëse Johnson është serioz, ai do të duhet të merret me nivelet e larta të pabarazisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shifrat e fundit tregojnë se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në Mbretërinë e Bashkuar sot, është po aq i lartë sa ishte vetëm para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Triumfi i madh i të pasurve është se njerëzit si Johnson kanë bindur klasën e mesme për të votuar kundër taksave mbi pasurinë, siç është tatimi mbi trashëgiminë dhe taksat mbi pronën.

Nëse ai dëshiron të bindë njerëzit se fjalët e tij në 2015 do kishin kuptim, atëherë Johnson do të duhet të ndryshojë drejtim në vitin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?