MENU
klinika

Ndërhyhet në industrinë e duhanit

Qeveria vendos kushte strikte për licensimin e operatorëve

04.07.2019 - 16:54

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë në industrinë e duhanit, duke përcaktuar kritere të reja për licencimin e veprimtarive të përpunimit industrial të duhanit dhe prodhimit të produkteve të duhanit sipas standardeve të përshtatshme të cilësisë.

Synimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit dhe përmirësimi i teknologjisë në rritjen e cilësisë së produktit përfundimtar.

Përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se përpunimi industrial i duhanit mund të kryhet vetëm nga një subjekt që vërteton se plotëson kriteret teknike si: të ketë të punësuar teknolog me arsim të lartë; zotëron ambiente të përshtatshme, jo më pak se 500 m2, të vërtetuara me dokumente pronësie apo me kontratë qiraje/huapërdorjeje me kohëzgjatje jo më pak se 5 vjet; c) depoziton planimetri të ambienteve të magazinimit, përpunimit dhe klasifikimit të duhanit; ç) disponon laborator analizash ose ka kontratë me një laborator vendas ose të huaj për vlerësimin e duhanit; disponon mjete transporti në pronësi ose marrëveshje përdorimi me kapacitet jo më pak se 2 tonë, të mbuluara, të përshtatshme për transportin e gjetheve të duhanit; disponon pajisje të përshtatshme për përpunimin industrial të duhanit, jo më pak se 1 000 kg në ditë, në varësi të llojeve të duhanit që do të përpunojë.

Po ashtu duhet të plotësojnë edhe kritere të përgjithshme, që lidhen me organet tatimore.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 9 operatorë në total që kryejnë këtë veprimtari, ndërsa nuk dihen efektet sa sa do ti vijë në ndihmë kësaj industrie apo çfarë do të ndodhë me operatorët aktualë.