MENU
klinika

Projekti i ri

Raketa në vend të avionëve?!

11.07.2019 - 18:51

Transporti ajror shumë shpejt do të mund të realizohet me raketa dhe jo me avionë. Të paktën kjo është ideja e themeluesit të kompanisë, Space X, Elon Musk, i cili ka prezantuar një risi të re.

Në rast se projekti do të zbatohet me sukses, qytetarët do të mund të udhëtojnë nga Londra drejt Nju Jorkut në vetëm 39 minuta. Njerëzit shumë shpejt do të kenë mundësi që të fluturojnë nga një kontinent në tjetrin në më pak se një orë, ndërsa risia është prezantuar së fundmi nga Elon Musk.

Themeluesi i Space X dhe Tesla ka hedhur idenë e transportit përmes raketave, gjë që sipas tij, do të mundësonte përshkimin e distancave relativisht të gjata brenda një afati të shkurtër kohor.

Në një video promocionale të shpërndarë së fundmi, ekspertët që po punojnë për projektin kanë sjellë edhe pamjet e para se si do të mund të udhëtojnë qytetarët, ndërsa nga përllogaritjet paraprake, distanca Londër New York do të mund të përshkohet në vetëm 39 minuta.

Raketa mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 27 mijë kilometrash në orë dhe është pjesërisht e ripërdorshme, gjë që ul automatikisht edhe kostot për prodhimin.

Gjithashtu, Musk ka sqaruar se ky është një version me parametra më të ulta në krahasim me Raketën e Madhe që pritet të kryejë udhëtime drejt planetit Mars brenda vitit 2024.

Themeluesi i Space X deklaroi në fund se gjëja më e rëndëishsme është fakti që kompania ka gjetur edhe investitorët që kanë pranuar të vendosin paratë e tyre mbi këtë projekt që do të nisë të zhvillohet brenda pak muajve.