MENU
klinika

Teatri Kombëtar

Rama: Ndërtimi pikë për pikë, i padrejtë për brezat që do vijnë

30.07.2019 - 18:54

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka marrë pjesë në konstituimin e këshillit të ri bashkiak të Tiranës foli edhe për Teatrin Kombëtar.

Rama e quajti godinën një ngrehinë, restaurimi i së cilës është i pamundur edhe i kotë për shkak të materialit me të cilin është ndërtuar.

‘Edhe sikur të donin ta ruanin dhe ta restauronin ngrehinën  e sotme të teatrit do ishte i pamundur dhe i kotë. Materiali i ngrehinës është me jetëgjatësi të paracaktuar dhe jo tradicional, përdorur nga ushtria italiane për të kënaqur njerëzit pas pune.

I kotë deri në absurd sepse përveçse s’ka një vlerë nuk ka as hapësira të caktuara për të përmbushur kushtet për trupën dhe spektatorët e një teatri kombëtar.’-tha Rama.

Rama tha se ndërtimi pikë për pikë i teatrit të ri kombëtar, që do pranohej padyshim nga pjesa e artistëve protestues, do ishte e padrejtë për brezat që po vijnë.

‘Për ata që janë mësuar me hilet para rregullave duhet thënë se nëse ne do ta konsideronin idenë e ruajtjes jo duke restauruar këtë ngrehinë, por duke e shembur dhe duke e rindërtuar pikë për pikë po këtë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme, kjo do i kushtonte shumë më pak sipërmarrësit privat. Do merrte konsensusin e atyre, që sot në pakicë vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare.

Do na kursente edhe baltën ne, që po e marrim në fytyrë dhe energjitë që po shpenzojmë. Por do ishte krejt e padrejtë për të nesërmen dhe brezat e tjerë. Edhe në këtë rast ne kemi zgjedhur rrugën e vështirë.’-shtoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Akuzohet për 100 mln euro aferë me ‘Sterilizimin’

Dorëzohet GJKKO dhe i jep dosjen Ilir Beqajt

Zbulohen prova të reja për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Atentatorët thanë se makina kishte GPS, grupi hetimor e mohon

“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”

Spiropali akuza opozitës: Vini këtu të mbani peng Kuvendin