MENU
klinika

A do bindet Manchester United?

Reali nuk dorëzohet për Pogba/ Ja strategjia e re

12.07.2019 - 21:46

Reali Madridi vazhdon të vëzhgojë në qetësi çështjen Paul Pogba.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Los Blancos janë duke shqyrtuar mundësinë që t’i paraqesin Manchester United një tjetër ofertë për mesfushorin francez, por si fillim drejtuesit e klubit do të punojnë në shitjen e disa lojtarëve, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura.

Afrimi i Pogba është dëshira më e madhe trajnerit Zidane dhe për t’ia arritur, në Madrid janë gati të bëjnë gjithçka, por për shkak të rezistencës nga ana e “Djajve të Kuq”, nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të arrihet vetëm në ditët e fundit të merkatos dhe në fakt tek Reali të tilla transferime kanë ndodhur edhe në rastin e Modriç, i cili u zyrtarizua më 27 gusht të 2012 apo edhe Bale në ditën e fundit të merkatos, 31 gushti i 2013-ës.

Në “Old Trafford” duket se askush nuk është i gatshëm të ulet dhe të negocioje për Pogba dhe gjithçka mund të ndryshojë vetëm nëse oferta do të ishte tepër e lartë, ndërkohë Reali ndjen edhe rrezikun e “Fair Play-t Financiar”, pasi klubi mes shitjeve dhe blerjeve nuk duhet të ketë një diferencë më shumë se 100 milionë euro.

Pikërisht për këtë arsye, spanjollët do të presin fillimisht që të shesin disa prej futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane dhe pasi të kenë rregulluar bilancin, të tentojnë sulmin final për mesfushorin kampion bote.