MENU
klinika

80 mln plus dy superlojtarë!

Reali ofertë ‘stratosferike’ për Pogba!

05.07.2019 - 19:59

Prej javësh emri i Paul Pogba ‘ndez’ merkaton e Manchester United, Juventus dhe Real Madrid, por siç bëjnë të ditur në Spanjë, në lidhje me transferimin e tij, gjithçka është mbyllur.

Mesfushori kampion bote, sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e “Los Blanco”.

Është kjo “bomba” e fundit e mediave iberike, që këmbëngulin që brenda një jave operacioni do të zyrtarizohet duke zbuluar madje edhe një prapaskenë të rëndësishme, sipas të cilës interesimi i Juventusit në fakt ka qenë një truk i menaxherit Mino Raiola për të ngritur çmimin e lojtarit.

Për sa i përket shifrave në Spanjë, japin edhe çmimin e transferimit që në këmbim të Pogba, një shumë të rëndësishme, plot 80 milionë euro plus dy lojtarë të cilësisë së parë, si Toni Kroos dhe Gareth Bale.

Në pritje të rikthimit të Neymar te Barcelona, nëse detajet e operacionit do të konfirmohen, atëherë do të bëhej fjalë për transferimin më të rëndësishëm të verës, që në Madrid po konfirmohet si një verë “galaktike”.

“Los Blancos” kanë zyrtarizuar deri më tani pesë goditje, Rodrygo, Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy, dhe pasi kanë shpenzuar 303 milionë euro, tani përgatiten për goditjen e madhe në mesfushë.