MENU
klinika

“Pit Stop” më i shpejtë

Red Bull vendos rekordin historik në Silverstone!

16.07.2019 - 20:01

Gjatë garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, skuadra e Red Bull ka vendosur rekordin e pit stop (ndalesës) më të shpejtë në histori.

Meikanikët e skuadrës austriake kanë ndërruar gomat e njëvendëshes së pilotit Pierre Gasly në 1.91 sekonda (më pak se dy sekonda).

Kjo ndodhi në xhiron nr.13 të garës së zhvilluar ditën e diel në pistën e Silverstone.

Rekordi i mëparshëm, 1.92 sekonda, i përkiste mekanikëve të makinës së Williams dhe pilotit Valtteri Bottas.

Në vitin 2016, në garën e Baku (Azerbajxhan), finlandezi ndërronte gomat me kohën rekord 1.92 sekonda, por që tashmë i përket së shkuarës.