MENU
klinika

SHBA dhe BE japin garanci

Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: S’ka forcë ta ndali!

18.07.2019 - 16:38

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementimin e reformës në drejtësi.

Një prej tyre është edhe Këshilltari Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e reformës.

Ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka falënderuar dy partnerët strategjikë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të.

Dje për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e institucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe efiçencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta”, nënvizon Xhafaj teksa përcjell edhe disa nga momentet në pritjen e veçantë të organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e përfundimit të detyrës së Smibert në Shqipëri.

Ndër të tjera, Xhafaj shkruan:

“Në një ceremoni emocionuese në rezidencën e Ambasadës Amerikane, kishim nderin dhe privilegjin të përshëndetemi, me kolegun dhe mikun tonë Jon Smibert, në mbyllje të mandatit të tij si Këshilltar Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë.

kolana e librave

Vlerësimet më të mira për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin dhe jetësimin e Reformës në Drejtësi. I paçmuar kontributi i tij profesional në hartimin e projektit kushtetues dhe ligjeve për Prokurorinë, SPAK dhe Vetingun për ti formësuar ato në standardet më të mira.

Faleminderit Jon për bashkëpunimin e shkëlqyer që bashkë kemi patur. Të sigurojmë që ngelesh një mik special dhe një bashkëpunëtor i vyer i ekspertëve.

Mirënjohje për gjithë çfarë bëre në këto vite për Reformën në Drejtësi dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike. Shqiptarët të kane dhënë një vend nderi në rrethin e miqve të tyre. Suksese në përgjegjësitë e reja në vendin tënd !

Dje gjithashtu ju uruam mirëseardhjen përfaqësuesve të rinj të OPDAT z.Constantine Soupios dhe znj.Michelle Lakomy, dy prokurorë me shumë përvojë profesionale, por edhe kontribute në rajon.

Me besimin se përvoja dhe kontributi i tyre do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi, ju urojmë Suksese!

Faleminderit Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA për angazhimin dhe kontributin konkret në asistencën dhe monitorimin e Reformës në Drejtësi.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të.

DJE për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e institucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe eficencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta. Reforma është në rrugën e duhur. S’ka forcë që ta ndalë!”, përfundon Xhafaj.