“Reja”, tashmë e njohur për artin pa kufi, ishte kësaj here është rezervuar për kinematografinë italiane.
“Qyteti mbron veten” u shfaq mbrëmjen e të hënës në mjediset e instalacionit ‘Reja’. Filmi vitit 1951, me regji nga Pietro Germi ka protagonist emrat e njohur: Gina Lollobrigida, Renato Baldini, Amedeo Trilli, Emma Baron, etj, është një ndër dramat më të njohurat e kohës dhe solli sërish në vëmendje ikonat e kinemasë italiane.
Filmi bazohet mbi episodet e një bande të përbërë nga katër të mbijetuar, të cilët vjedhin kasën e stadiumit gjatë një ndeshje futbolli. Të ndjekur nga policia, të katër arrijnë të arratisen. Guido, kreu i grupit, vritet nga disa marinarë, që i kishin premtuar ta transportonin atë në Korsikë. Luigi, i kapur nga karabinierët, përfundon në vetëvrasje. Paolo, tashmë futbollist i famshëm, nuk mund të luajë më, pas një aksidenti. Pasi ka përfunduar në një jetë mediokre, ai tërhiqet nga krimi.
I katërti, Alberto, është pak më shumë se një fëmijë. Fëmijë i dy prindërve të varfër e të ndershëm, ka pasur një adoleshencë të stuhishme, duke kërkuar strehë në leximin e librave me vizatime.
Dikur kritika shkruante për këtë film se “ka një teknikë të shkëlqyer, por patosi populist shpesh del jashtë kontrollit”. Për kohën, “La cita si difende” u vlerësua si filmi më i mirë italian, në Festivalin e Venecies.
Sezoni veror dhe mbrëmja e çdo të hëne, Reja do të jetë “ekrani” i ikonave të kinamasë italiane, si: Claudia Cardianale, Sophia Loren, Silvana Mangano etj./Konica.al
Përgatiti: Hera Lera