Reperi i njohur Cozman ka ditur që gjithnjë të jetë në qedqr të vëmendjes mediatike, por vlen për t’u theksuar fakti se prej disa kohësh i kishte munguar skenës muzikore shqiptare.
Megjithatë pak javë më parë ai publikoi një projekt të ri në kanalin e grupit ‘Babastars’.
Por pikërisht në momentin që ne menduam se reperi do i rikthehej fuqishëm karrierës së tij, ai ka zbuluar se momentalisht ndodhet në spital.
Reperi ka publikuar në Instastory një foto dhe mbi të shkruan një mesazh për miqtë e tij.
“Kohët e vështira do i zbulojnë gjithmonë miqtë e vërtetë. Do rikthehem së shpejti”, ka shkruar Cozman në foton ku duket se ndodhet në një spital në Londër.
Sigurisht që në këtë rast vlen të përmendet shprehja: “Miku i mirë njihet në nevojë”.