MENU
klinika

"Thirrëm"

Rikthehet Alban Ramosaj, po vjen me këngë të re

16.07.2019 - 17:29

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka kohë që nuk ka ardhur para fansave të tij me ndonjë këngë të re.

Ai ka qenë gjithnjë shumë i dashur nga publiku dhe mesa duket po punon në projektin e ri muzikor.

Së paku na ka lënë të kuptojmë ai teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram. 

“Thirrëm” ka shkruar Albani krahas një video të sjell në rrjetet sociale teksa shihet në studio të incizimeve.

Ramosaj nuk ka dhënë më shumë detaje rreth projektit duke ia lënë kohës që të zbulojë se me çka do t’i befasojë fansat.

Ndryshe, “Ëndrrat e mia” është projekti i fundit muzikor i artistit, projekt ky që përmbylli edhe triologjinë e Albanit, “Hiraeth”.