Mungesa e saj e gjatë në ekranin e televizionit ngjalli lloj- soj aludimesh. Një që mund të kishte vendosur të tërhiqej, një që s’e linte Getoari.
Shpjegimi i Getoarit për mungesën e gjatë të Marinës në spektaklet televizive ishte se bashkëshortja është shumë përzgjedhëse.
Burimet kanë treguar se televizioni ku ajo drejtoi “C’est la vie” dy sezone më parë ka vendosur të mos e lëshojë Marinën, pavarësisht shkëputjes së saj të gjatë.
Madje, Marina duket se e ka nisur punën që tani për sezonin që vjen dhe këtë, e zbuloi vetë tek komentet me të motrën, Lirën, tek fotoja me pizhama që postoi sot në Instagram.
“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton e motra me shaka.
Dhe Marina i përgjigjet:
“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”
Epo, Marina, mos na lë kaq shumë në pritje dhe na e trego surprizën që na ke përgatitur.