16.07.2019 - 14:30
KESH ka shpallur një tender emergjent në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Ky tender është hapur për shkak të dëmtimeve të turbinave dhe aparatit drejtues të agregatit në hidrocentralin e Fierzës.
Fondi i vendosur në dispozicion për të riparuar dëmtimet është 5.75 milionë lekë.
Të gjithë aplikantët e interesuar do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 26 korrik, ora 10:00
Afati kohor për përfundimin e punimeve është 15 ditë, duke nisur që nga nënshkrimi i marrëveshjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kriza energjitike