MENU
klinika

Merkato

Roma pranë rikthimit të bujshëm në “Olimpico”!

03.07.2019 - 22:03

Kevin Strootman mund të rikthehet te Roma vetëm 12 muaj pasi u shit për 25 milionë euro tek Olympique Lyon.

29-vjeçari e ka bërë të qartë disa herë se klubi italian i kishte thënë të gjente një ekip tjetër pasi nuk ishte pjesë e planeve të drejtorit sportiv Monchi dhe trajneri Di Francesco.

Ai u shit te Marseille gushtin e vitit 2018, por nuk është ambientuar gjatë sezonit të kaluar në Ligue 1.

Sipas “tuttomercatoweb”, Strootman mund të bëjë rikthimin e bujshëm në Stadio Olimpico këtë muaj, tani që nuk është as Monchi e as Di Francesco.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy lojtarë të shumëkërkuar!

Shkëmbim i bujshëm Juventus-Roma!