MENU
klinika

Detajet e marrëveshjes

Roma zyrtarizon objektivin kryesor të Milanit!

20.07.2019 - 16:32

Roma e ka bërë zyrtare firmën me Jordan Veretout, i cili kalon nga Fiorentina tek klubi kryeqytetas në formë huazimi për një vit, dhe detyrim blerje sezonin e ardhshëm.

Roma ka paguar 1 milion euro për huazimin e mesfushorit, ndërsa kartoni do të i kushtojë 16 milionë euro dhe 2 të tjera do të jenë në formën e bonuseve, që lidhen me arritjet e lojtarit dhe skuadrës.

Veretout firmosi kontratë deri në vitin 2024, duke shuar shpresat e Milani, që e kërkoi me ngulm gjatë këtyre ditëve të merkatos, por shifrat e kërkuara nga Fiorentina për kartonin e lojtarit të tyre e stepën klubin kuqezi, që është duke mbyllur akordin me Ismael Bennacer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN