08.07.2019 - 19:50
Luca Toni ka një zgjidhje për Juventus nëse kërkon të vendosë Cristiano Ronaldo-n së bashku me Mauro Icardin, një 4-3-1-2 me Aaron Ramsey pas tyre.
“Ronaldo dhe Icardi janë dy finalizues, CR7 është një kampion, ndërsa Icardi një sulmues i madh i cili duhet të bëjë hapin vendimtar përpara.
Cristiano-s nuk duhet t’i jepen shumë detyra sepse ai të fiton ndeshjet, mbase Icardi duhet të bëjë disa sakrifica për të luajtur me të.
Gjithçka varet nga Sarri dhe balancat që kërkon ai. Imagjinoj se Ronaldo dhe Icardi mund të luajnë vetëm në një skemë 4-3-1-2, me mbase Ramsey si nr. 10 pas tyre”, shprehet 42-vjeçari për Tuttosport.