Të gjithë e mbajmë mend ditën kur në një prej puntatave me plot surpriza të Roza Latit ishte i ftuar këngëtari Lorenc Hasrama dhe pati goxha polemika.
Lorenci krejt papritur i propozoi Rozës dhe menjëherë kjo bëri goxha bujë në media si një lidhje e mundshme mes atyre dyve…
Por ajo që po na bën që të kemi ende dhe më shumë dyshime është fakti se së fundmi Roza dhe Lorenci po shihen shumë afër njëri tjetrit. Ditët e fundit Roza u pa nën shoqërinë e Lorencit, së bashku edhe me Olsi Bylykun.
Pak kohë më parë Roza ka deklaruar në instastory se ishte në xhirimet e emisionit të saj më të fundit, i cili do jetë goxha veror dhe që quhet “Bukë me vete”. Ajo mbante të njëtat veshje si në foton më poshtë, ku shfaqet në shoqërinë e Lorencit dhe Olsit. Kjo i mëshon faktit se ata mund të jenë thjesht duke xhiruar, por ky është detaj që mbetet për t’u zbuluar.
E ky dyshim bëhet goxha i dukshëm në vetë postimet e tyre edhe nëpër komentet e njëri tjetrit.
Të jenë bashkë apo janë thjesht raporte të mira mes kolegësh pune?